Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me traktor që ka ndodhur sot në fshatin Revuqë të Podujevës.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se është lënduar rëndë pasi ishte rrokullisur me traktor gjatë kohës që po punonte, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Nga QKUK është konfirmuar se personi ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Granit Sherifin, i cili ka qenë zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Lidhur me rastin, për Sinjalin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Ndaj rastit ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili përmes një telegrami ngushëllimi ka bërë të ditur se lajmi për vdekjen e tij ka prekur rëndë të gjithë kolektivin, duke e cilësuar Sherifin jo vetëm si koleg, por edhe si mik dhe njeri me shpirt të madh.
“Sherifi ishte një model i përkushtimit dhe integritetit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë”, thuhet në reagim.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në emër të institucionit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.



Të tjera
Aktuale
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë