E rëndë: I dashuri tentoi t’i përdhunonte vajzën, gruaja i pret organin gjenital

Një nënë i ka prerë organet gjenitale me thikë kuzhine të dashur të saj për t’i dhënë atij një mësim. Ky i fundit tentoi të përdhunonte vajzën e saj.

Nëna 36-vjeçare u kthye në shtëpi në kohën e duhur për të kapur të dashurin e saj 32-vjeçar duke u përpjekur të përdhunonte vajzën 14-vjeçare.

Gruaja kishte jetuar me të dashurin e saj për dy vite që nga ndarja nga burri i alkoolizuar.“Unë isha duke punuar në fermë kur ndodhi incidenti”, tha ajo.

“Për fat të mirë u ktheva në shtëpi dhe e kapa në flagrancë.”

Ajo shpjegoi se si i dashuri i saj në panik madje u përpoq ta sulmonte, ndërsa ajo luftonte për të mbrojtur vajzën e saj nga ai.“Kështu që unë mora një thikë nga kuzhina dhe i preva pjesët intime për t’i dhënë atij një mësim”, tha ajo.

“Nuk jam penduar që e kam bërë.”

Sipas një oficeri policie, i dashuri është dënuar për përdhunim. Është e paqartë nëse nëna do të përballet me ndonjë akuzë./Botapress.info/

ngjashme