E rëndë: Hyri për t’u larë dhe nuk doli më, humb jetën 36-vjeçari shqiptar(Detajet)

Ergys Hida, vetëm 36 vjeç humbi jetën në Pordenone të Italisë. I riu shqiptar u gjet i pajetë në lumë dhe paraprakisht dyshohet se ai u ndje keq në momentin që hyri në ujë për t’u larë e për pasojë ndërroi jetë.

Hida, sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë.

LEXO EDHE KETE

Vjen një lajm shumë i keq nga Trusti

Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici humbjen e tij.Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, në rrjedhën e lumit Noncello.

Autoritetet paraprakisht dyshojnë se humbja e jetës e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale./Botapress.info/

ngjashme