E rëndë: Gjendet i varur në pemë 48-vjeçari, jetonte në varfëri…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrajcë, lagjia Krastë ku një person është gjetur i pajetë.Korrespondenti i Panorama raporton se Fatos Çollaku 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë varfëria.

Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës.48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes./Botapress.info./

ngjashme