Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person dyshohet se ka sulmuar brutalisht një fëmijë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, kanë bërë me dije se 14-vjeçari është dërguar atje me lëndime të rënda të dukshme, të cilat dyshohet se i ishin shkaktuar me anë të goditjeve.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i mituri ka pësuar frakturë në nofull dhe i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë, dyshohet se u vra me sqepar
Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore. Si rrjedhojë është arritur që të arrestohet personi i dyshuari, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.