Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Greikoc në komunën e Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një burrë i cili dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim. Ata i kanë ofruar 36-vjeçarit ndihmën e parë dhe më pas e kanë transferuar atë në spitalin rajonal në Prizren ku po vazhdon të trajtohet.
Po ashtu është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ndër të tjera kanë kontaktuar edhe Prokurorin e Shtetit. Ky i fundit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si ‘Vetëvrasje në tentativë’.