Një 3-vjeçar nga fshati Saraishtë i Ferizajt është lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë mbrëmë, raporton Gazeta Botapress.info
Drejtori i Klinikës Emergjente të Prishtinë, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është shumë serioze dhe se është në rrezik për jetë.
Ai tha se fëmija ka pësuar mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit.
“Një fëmijë 3-vjeçar është lënduar nga zjarri, ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit, gjendja është me të vërtetë alarmante dhe e trishtuar. E sollën Spitali i Ferizajt tek ne u trajtua sipas protokolëve të djegies, nga Kirurgu Plastik, pastaj është transferuar në Mjekim Intensiv, për vazhdim të kujdesit të mëtejshëm. Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai./Botapress.info/