E reja u përplas për vdekje teksa kalonte rrugën, ja pamjet nga vendngjarja

“Fax News” ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal mbrëmjen e sotme në Astir35 vjeçarja me inicialet E.N mbeti e vdekur pasi u përplas nga një kamion. Mësohet se e reja po kalonte rrugën me disa qese ushqimesh në dorë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ngjashme