E reja i bën “gjëmën” shefit të saj në Ksamil/ Pas sherrit, i vë flakën makinës së tij dhe arratiset

Një ngjarje me motive personale ende të pazbardhura ka ndodhur në Ksamil ditën e sotme.Mësohet se pas një sherri me pronarin e një hoteli ku punonte, një e re i ka vënë flakën makinës së tij të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli.

Vajza me inicialet A.B, pas një konflikti për motive të dobëta i ka vënë flakën makinës tip “Seat” të shefit të saj me inicialet K.Xh me banim në Sarandë./Botapress.info/

ngjashme