Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kanë pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Benjamin J. Corel.
Në takim u bisedua lidhur me mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi dhe shtetit të Iowa-s në veçanti dhënë Kosovës, në periudhat para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, duke theksuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s vlerësoi lartë raportin shembullor që shteti i Iowa-s ka me Kosovën.
Mehaj theksoi se me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, rriten edhe mundësitë për zhvillim dhe forcim të mëtejmë të FSK-së, transmeton Klan Kosova.