Një mësuese e Çikagos, e cila ishte në një aeroplan në linjën për në Islandë, javën e kaluar për një pushim evropian, tha se ajo u karantinua në një banjë për katër orë pasi zbuloi – në mes të fluturimit – se kishte COVID-19, sipas raporteve, shkruan The New York Post, percjellë Botapress.info.
Marisa Fotieo i tha 13 On Your Side se simptomet e saj filluan diku mbi Atlantik kur ajo pati një dhimbje të fytit. Ajo tha se bëri disa teste të shpejta dhe këto teste i bëri një në banjën e avionit. Ajo zbuloi se e kishte virusin brenda disa sekondave.
Ajo tha se informoi një stjuardesë, e cila përcaktoi se nuk kishte mjaft vende bosh në avion për ta izoluar siç duhet. Fotieo i tha stacionit se ajo ishte e shqetësuar për mirëqenien e pasagjerëve të tjerë, kështu që iu ofrua “të qëndronte në banjë për pjesën tjetër të fluturimit”.
“Nuk mund ta besoj se kam kaluar katër orë në atë banjë, por duhet të bësh atë që duhet të bësh,” tha ajo.
Postimi i saj në TikTok u shikua më shumë se tre milionë herë.
NBC News raportoi se babai dhe vëllai i Fotieos, të cilët ishin të dy në aeroplan, rezultuan negativë pas mbërritjes dhe vazhduan për në Zvicër. Fotieo qëndroi përsëri në Reyjavik, ku është në karantinë për 10 ditë.
Ajo vlerësoi lartë kujdesin e kompanisë Icelandair dhe stjuardes që e ndihmoi gjatë fluturimit. Ajo tha se është rehatuar në hotelin humanitar të Kryqit të Kuq ku ka qëndruar dhe planifikon të largohet për disa ditë, raporton The New York Post, percjellë Botapress.info