Gazeta mbrëmë raportoi për një vajzë 18-vjeçare që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar, Arbër Sejdiu dhe Dardan Kriivaqa.
Për vdekjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka reaguar edhe halla e saj N.O. Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një foto të zezë ku ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”.
Njëkohësisht në një koment në Facebook ajo ka shkruar se i dyshuari e mori me forcë 18-vjeçaren dhe u martua me të. “E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur”, shkruhet nër të tjera në Facebook.