Zyra e Rregullatori të Energjisë ka bërë një njoftim zyrtar për media pas mbledhjes së mbajtur sot.
Në këtë njoftim, zyrtarisht kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË
Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.
Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org



Të tjera
Lajme
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
Aktuale
Plani i KQZ-së: Deri më 26 qershor shpallja e rezultateve përfundimtare, deri më 6 korrik certifikimi
Nëse gjithçka shkon sipas planit të
Aktuale
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime