E godet gruan me grushta e kabull të televizorit, ngritët aktakuzë ndaj gjakovarit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi  3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye  fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut, lëndime këto të përshkruara në ekspertizën mjeko ligjore.

LEXO EDHE KETE

ZRrE gjobit KEK-un dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri B.J., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Botapress.info/

ngjashme