Në Leposaviq janë shtuar trupat e KFOR-it. T7 raporton se një numër ushtarësh janë parë duke shkuar te objekti i komunës, aty ku kolegët e tyre kanë vendosur pengesa për të parandaluar ndonjë tentim që mund ta bëjnë serbët e mbledhur për të hyrë brenda.
KFOR-i që nga mëngjesi po kujdeset për sigurinë në komunat veriore së bashku me njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Sot më herët gazetarët që po raportojnë prej atje janë sulmuar nga persona të maskuar.
Persona të maskuar kishte edhe dje në protestat e dhunshme në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.