E fundit: Policia konfirmon vdekjen e një gruaje në Prishtinë, jep detajet

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Draga” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Flora Ahmeti tha për Insajderin se një trup i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete i shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj”.

LEXO EDHE KETE

E rëndë: Një person dyshohet se është vrarë në qendër të Prishtinës

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha ajo.

Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./Botapress.info/

ngjashme