Një mësues nga Vushtrria është suspenduar nga puna, meqë i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.
Ndaj mësuesit të dyshuar me inicialet F.K është ngritur aktakuzë.
Një tjetër kronikë e zezë: Një 16 vjeçare nga Shtimja tentoi të vetëvritej duke pirë kiselinë
Ai po hetohet për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual “
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual “, tha Preteni. /Gazeta BOtapress.info/