Në pjesën veriore të Mitrovicës janë duke u kryer bastisje në disa lokacione.Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se bastisjen po bëhen në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Përveç automjeteve të Policisë së Kosovës, siç shihet në disa fotografi të publikuara nga mediat serbe, ka edhe automjete të EULEX-it.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se situata është e qetë dhe se për momentin nuk mund të thotë detaje të tjera.
Që nga 24 shtatori janë kryer shumë bastisje në veri./Botapress.info/