Dy variante të reja të Omicron-it janë konfirmuar të martën në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se bëhet fjalë për nënvariantet BA1 dhe BA2. Instituti njofton se lajmi është bërë i ditur nga laboratori i referencës në Gjermani, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omicron, por…
Dy variante të reja të Omicron-it janë konfirmuar të martën në Shqipëri.
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se bëhet fjalë për nënvariantet BA1 dhe BA2.
Instituti njofton se lajmi është bërë i ditur nga laboratori i referencës në Gjermani, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omicron, por ka edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2-shit.
“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thuhet në njoftimin për media të ISHP-së.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e Covid-19.