Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi.
Siç mëson Sinjali, ngjarja është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 13:30, kur policia është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete.
Sipas informacioneve, viktima është Arif Krasniqi, 48 vjeç. Ai ishte dërguar në spital nga ekipi i urgjencës, pasi më herët kishte rënë papritur në tokë gjatë një ceremonie varrimi pranë varrezave të qytetit.
Dëshmitari i rastit, ka deklaruar se viktima kishte qenë pjesëmarrës në varrim kur papritmas u rrëzua në tokë, ndërsa personat e pranishëm kanë kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore. Ekipi emergjent e ka transportuar në spital, por 48-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Prizren dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur procedurat hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të marrë trupin e pajetë për procedurat e mëtejshme.



Të tjera
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin