Një dentist në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari atje.
Prindërit kanë denoncuar dentistin 70-vjeçar R. Xh, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione.
Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Mbi dentistin 70-vjeçar R. Xh rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, raporton TCH.