Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar humbi jetën pas një rrëzimi aksidental.
Sinjali mësoi se viktima 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.
Ndërsa varrimi i vogëlushit tashmë të ndjerë sipas njoftimit do të bëhet sot me ikindi, në ora 16:16, në fshatin Brestoc.
“NJOFTIM RRETH VARRIMIT
Varrimi i voglushit do të bëhet sot me 08.09.2025 me ikindi, në ora 16:16, në fshatin Brestoc.
Omer Bytyqi,djali i Sabir Sahit Bytyqit, i lindur në fshatin Brestoc me 13.11.2023. Ai ndrroi jetë në spitalin e Prishtines me–07.09.2025
Djali i Sabir Sahit Bytyqit.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bytyqi.
Zoti e shpërbleftë dhe gajretin familjes ja qoftë,
Amin”.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë