Bodybuilderi i njohur amerikan, Bostin Lloyd, i cili prej kohësh ka deklaruar publikisht përdorimin e steroideve dhe publikisht poston foto të trupit të tij muskuloz në rrjetet sociale, është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë.
Atij i ra të fikët në shtëpinë e tij në Springhill, Florida më 25 shkurt, pasi u kthye nga stërvitja në palestër. Ai u transportua me shpejtësi në spital, por mjekët mundën të konstatonin vetëm vdekjen e tij, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, transmeton Demokracia.com.
Mjekët provuan reanimimin me ndihmën e një pajisjeje të gjeneratës moderne, por fatkeq Lloyd nuk reagoi. Edhe pse nuk është bërë e ditur shkaku zyrtar i vdekjes, supozohet se bodybuilderi i fortë ka pësuar një atak në zemër.
Ai ishte shumë i respektuar dhe i vlerësuar në mesin e kolegëve të tij, mori pjesë në gara të shumta të bodybuilding-ut dhe ishte i preferuari i publikut me të cilin kishte një marrëdhënie të shkëlqyer. /Botapress.info