E dhimbshme: Ky është 45-vjeçari që u gjet i vdekur në një objekt në Obiliq

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Obiliq, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën ‘Hasan Prishtina’. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë teksa Policia ka nisur hetimet/

Sinjali mëson se i ndjeri që u gjet i vdekur është Kadri Prestreshi, 45-vjeçar.

Sipas Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thanë nga Policia.

 

ngjashme