Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, derisa viktima po punonte në terren.
Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar