Shtëpia e familjes Godeni në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të sotëm u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Izet Godeni, dyshohet se në mënyrë makabre ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, 63-vjeçare.
Sinjali mëson se viktima është Sadije Godeni dhe e njëjta u gjet e vdekur, pasi vetë i dyshuari njoftoi Policinë për aktin makabër që kishte kryer.
Tronditet Prishtina mëngjesin e sotëm nga kjo vrasje e rëndë
Godeni dyshohet se vrasjen e rëndë ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale
Detaje tronditëse nga vrasja e rëndë në Prishtinë: Dyshohet se vrasja u krye me sëpatë
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë