Një burrë ukrainas që po vuante nga vrasja e djalit të tij nga ushtria ruse ka zënë vendin e të birit në ushtrinë e Ukrainës, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Burri, i cili nuk është identifikuar, u filmua në kufirin me Poloninë teka po kthehej në Ukrainë.
Duke u parë i dërrmuar emocionalisht, ai i tha reporterit të ‘ViceWorldNews’, Valerie Kipnis, se djali i tij 23-vjeçar është vrarë në luftimet në Kharkiv.“Po e vëreni që unë jam i dërrmuar nga ndjenjat”, thotë burri.
“Djali im më kishte thënë ‘babi, është shumë keq situata, por ne po mbahemi mirë”.
Dikush prapa kamerës tha se burri ‘dëshiron ta zë vendin e tij’, duke nënkuptuar boshllëkun në forcat ukrainase të lënë nga vdekja e birit të tij.
Babai i pikëlluar kthen vëmendjen e tij drejt ushtarëve rusë dhe familjeve të tyre dhe kërcënon: “Mos ejani këtu. Ju do të vdisni. Ju e vratë djalin tim. Unë do t’ua vras djalin tuaj”.