E dhimbshme: Aksidentohet për vdekje kongresmenja amerikane

Kongresmenja republikane e Indianës, Jackie Walorski, vdiq të mërkurën në moshën 58-vjeçare.Walorksi, e cila përfaqësoi një distrikt të shtetit të Indianës që nga viti 2013, ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik.

Përveç politikanes amerikane kanë vdekur edhe tre persona të tjerë në një përplasje në SR 19 dhe SR 119 pranë Nappanee të mërkurën pasdite.

Tre persona në një SUV u vranë në aksident, duke përfshirë Walorski, Zachery Potts dhe Emma Thompson.

Në vendngjarje ka gjetur vdekjen edhe drejtuesja e automjetit tjetër të përfshirë në aksident. Ajo është identifikuar si 56-vjeçarja Edith Schmucker nga Nappanee. Walorski ka përfaqësuar Distriktin 2 që nga viti 2012./Botapress.info/

ngjashme