Alina Kabaeva, e cila pretendohet se është dashura e presidentit rus Vladimir Putin, është përfshirë në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Moskës, sipas dy burimeve diplomatike evropiane.
Në këtë fazë emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE.
BE nuk e ka nënshkruar zyrtarisht projekt-propozimin, por do ta bëjë këtë së shpejti.“Diskutimet po vazhdojnë. Nuk është një copë tortë, por duhet të presim dhe të shohim”, tha një nga burimet diplomatike.
Kabaeva pretendohet të ketë një lidhje 10-vjeçare me Putin, por ky i fundit i ka mohuar gjithmonë lajmet.
Në prill, Wall Street Journal raportoi se zyrtarët amerikanë kishin debatuar nëse do të vendosnin ose jo sanksione ndaj Kabaeva mbi shqetësimet se vendimi mund të përshkallëzonte tensionet edhe më shumë, sepse mund të shihej si një goditje ekstreme personale ndaj Putinit.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është gjithashtu në mesin e individëve që përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të BE-së, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota.