E bujshme: Shqipëria mund të sfidojë Argjentinën dhe Brazilin në kompeticionin madhor

Për dikë që e dashuron futbollin, ndeshja Shqipëri-Argjentinë apo Shqipëri-Brazil është një nga ëndrrat që do donte t’i realizoheshin në jetë. Çdo tifoz shqiptar ka ëndërruar që të shohë nga afër ndeshjet në fjalë. Ndërkohë, kjo gjë mund të jetë e mundur duke filluar që nga viti 2024. Përse e themi këtë? UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.

Ato kanë hapur një zyrë të përbashkët në Londër, nga ku do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë.

Kujtojmë se palët diskutonin prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane.

Ndaj Argjentina, Brazili si dhe 8 skuadrat e tjera të CONMEBOL, parashikohet t’i bashkohen Ligës së Kombeve që nga viti 2024, duke u shpërndarë në kategori të ndryshme. Parashikohet që të paktën dy skuadrat kryesore të jenë në Ligën A. Një shans i artë për Shqipërinë e cila me kundërshtarët që ka përballë në grupin e saj në Ligën B, të tentojë ngjitjen dhe të bëjë të mundur një ndeshje me këto skuadra që kanë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në radhët e tyre.

ngjashme