Policia ka gjobitur disa dasmorë për shkak se kishin bllokuar të dy shiritët e qarkullimit në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren.
“Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar”, thuhet në njoftim të policisë.
Njoftimi:
Bllokim i paautorizuar i rrugës në Prizren – shqiptohet gjobë 300 euro
Prizren, 07.08.2025
Me datën 06.08.2025, rreth orës 16:40, Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga qytetarët për bllokim të rrugës “Alush Kryeziu” në të dy shiritat e qarkullimit, nga organizatorët e një gazmendi familjar.
Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar.
Policia ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro sipas legjislacionit në fuqi dhe ka liruar rrugën për qarkullim normal të automjeteve.



Të tjera
Lajme
Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Përgjaket Ferizaj, një person sulmon me thikë qytetarët
Në Ferizaj dita ka nisur me
Aktuale
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet