E bija e Jakup Krasniqit rrëfen fëmijërinë larg babit të saj gjatë kohës së luftës

Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, ka folur për fëmijërinë, dhe për atë se si ajo e mban mend babain e saj, i cili tash po gjykohet në Hagë.

“Unë i kam pas pesë vjet kur ai shkoi në luftë. Meqë babai ishte ushtari i parë që doli pa maskë dhe pa nofkë familja ishte atakuar dhe ishim vazhdimisht në ikje nga një fshat në fshatin tjetër”, ka thënë ajo.

“E mbaj mend një pjesë të shkurtër para se të shkonte në Konferencën e Rambujesë. Mami na tha, keni me taku babin, ama nuk duheni me përqafu – që mos me ditë që jeni vajzat e tij – ne i premtuam se do të qëndrojmë mirë, por kur e pam babin nga larg, nuk e mbajtëm premtimin dhe vrapuam në drejtim të babit dhe e përqafuam”.

Tuje ajo ka treguar se gjatë kohës së luftës nuk kanë pasur shumë informacione për Jakup Krasniqin.

“Ishim shumë të trembur për jetën e tij. E mbaj mend, më 1999, në shtator kur unë e kam ditëlindjen, një ditë përpara mami me tha se babi do të vjen. Të nesërmen në fshatin ku ne ishim, hynë forcat serbe, ne u detyruam ta lëshonim fshatin. Unë fillova me qa, dhe i thoja mamit babin kanë me vra, se ai vjen pasi nuk e di që kanë hy forcat serbe”.

E bija e Jakup Krasniqit tregon se pas luftës atë e ka takuar në fshatin e tyre në Negroc.

ngjashme