Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali ku pritet të takohet me Papa Françeskun.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra për Komunikim e Qeverisë, përcjell Botapress.info
“Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.” është bërë e ditur në njoftim./Botapress.info/