Gazetari Mentor Gjergjaj ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Sadri Ramabaja se intervista e me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar kishte elemente së mazohizmit.
Gjergjaj tha se Ramabaja e ka parë intervistën e tij me Escobarin si “mazohizte”, për shkak që siç tha ai, Ramabaja është një i akuzuar pë terrorizëm që ndjen kënaqësi kur shkakton dhimbje.
“Një i akuzuar për terrorizëm, sonte në Pressing, paska treguar se ka parë “mazohizëm” në intervistën time dhe të Gazetës Online Reporteri.net me Gabriel Escobarin. Mbase, e ka parë e lexuar me këndvështrimin e veprimtarisë e veseve të tij prej sadisti. Një terrorist ndjen kënaqësi kur shkakton dhimbje”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Analisti Sadri Ramabaja tha në emisionin “Pressing” se ne intervistat e mediave kosovare me ndërkombëtarët po ka elemente të mazohizmit. Sipas tij, për të dal mirë tek të tjerët po i bëjnë keq vetvetes, duke përmendur kështu një intervistë të Escobarit për gazetën online “Reporteri”.
“Ajo çfarë më bënë muaj përshtypje qoftë intervistat te Reporteri, sidomos tek Reporteri por edhe tek të tjerët. E vërej një tip të mazohizmit politik në hapsirën tonë. Kemi qef diqysh me i ba keq vetvetes vetëm për me dal mirë tek te tjerët”, ka thënë ai.