Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për zjarrvënien në autoambulancën e QMF-së në Ratkoc të Rahovecit.
“Rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektin e QMF-së.”
Policia shton se zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.”
“I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Në lidhje me rastin, Stacioni Policor në Rahovec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Si rezultat i hetimeve në vendin e ngjarjes dhe provave të siguruara, është identifikuar një person i dyshuar, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se i ka vënë flakën autoambulancës.
Më vonë, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 18:50, i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore, është arrestuar. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.I



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e