Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po dyshohet se ndodhet një mjet shpërthyes, raporton Botapress
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda. Grezda ka deklaruar se Policia e Kosovës e ka evakuuar stafin e Stacionit të Autobusëve.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Po ashtu, policia ka evakuuar edhe udhëtarët që gjendeshin në stacion.
Aty shihen forca të shtuara të policisë duke larguar qytetarët e po ashtu edhe shoferët duke i larguar autobusët nga peronet.