Që nga e diela, Komuna e Deçanit është duke u përballur me raste të helmimit. Qindra qytetarë të kësaj komune kanë kërkuar ndihëm në institucionet shëndetësore, si në Deçan dhe në Pejë.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë sot me dy komunikata për media, duke njoftuar se në laboratorin e tyre dhe në laboratorët jashtë Kosovës janë detektuar bakteriet si Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).
Ndërkaq , sipas informacioneve të gazetës në spitalin e Drenasit janë lajmëruar disa raste me simptoma të helmimit. Flet Ramzi Lladrovici.
Ai ka thënë se deri më tani nuk është lajmëruar asnjë rast i dyshuar nga helmimi i ujit.Po ashtu, ai shton se Komuna e Drenasit tashmë i ka marr të gjitha masat e nevojshme, duke e pajisur stafi profesional shëndetësor me dokumentacionin e nevojshëm protokollar e ligjor.
“Të gjitha masat i kemi marr si qeverisje lokale dhe i gjithë stafi profesional shëndetësor është i pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm protokollar e ligjor se çdo rast i dyshimtë, lajmërohet menjëherë sipas protokollit të parapare për lajmërim në IKSHP, por edhe përmes telefonit. Deri në këto momente nuk kemi asnjë rast te helmimit nga uji”, ka deklaruar Lladrovci./Botapress/