Dy qytetet e lindore të Ukrainës, Severodonetsk dhe Lysychansk – janë shndërruar në beteja të përgjakshme ndërmjet forcave ruse dhe atyre ukrainese.
Këto qytete, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky i ka cilësuar si “qytetet e vdekura”, raporton BBC të martën.
Përpjekjet e Rusisë janë fokusuar kryesisht në qytetin e Severodonetsk.
Aty forcat ukrainase po iu dëmtojnë dëme trupave ruse – ditëve të fundit është raportuar se një numër ushtarësh rusë janë dëbuar nga këto qytete.
Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas. Pas këtij avancimi rus, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë nisur furnizimin e Ukrainës me armë të avancuara. /Botapress.info/