Një person ka përfunduar në spital mbrëmë pas mesnate, si pasojë e një sulmi fizik me të cilin u përball para dyerve të shtëpisë së tij në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se 38-vjeçari është dërguar atje me lëndime të rënda në kokë, pasi i njëjti dyshohet se është sulmuar me grushte dhe me mjet të fortë.
Arrestohen 11 nxënës në Prishtinë, tentuan “të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit”
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur që të marrin deklaratën e viktimës lidhur me atë që ka ndodhur.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 kur viktima ishte kthyer në shtëpinë e tij. Para dyerve të shtëpisë ai ka deklaruar se ka parë teksa po e prisnin dy persona të cilët nuk ka arritur që t’i identifikojë, ku njëri nga ta sipas viktimës po mbante edhe një armë në dorë.
Për motive ende të panjohura, dy të dyshuarit e kanë sulmuar brutalisht 38-vjeçarin të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit. /Botapress.info/