Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë, të dyshuarit për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë ajo.
Gjykata pezullon vendimin e Pecit për lirimin e objektit ngjitur me AAK-në
Maria Clara Udangaray, 27 vjeçare, ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika, nga Drenasi.
Gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës në një ndërtesë në Fushë Kosovë. Viktima ndodhej në dhomën që ndante me partneren e tij shtetase zvicerane dhe dyshohet se në atë moment mes të dyve ka pasur një debat, pas së cilit ndodhi edhe krimi.
Çifti kishin disa muaj që ishin bashkë.
Babai i argjentinases, Facundo Urdangaray, kishte konfirmuar se sipas një raporti të një eksperti, trupi i vajzës së tij ka lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur shenja dhune të mëparshme ” citohet të ketë thënë Facundo Urdangaray, babai i vajzës 27-vjeçare. /Botapress.ino/.