Shpërndarja e Kuvendit i la më shumë se 2/3 e deputetëve të papunë.
Të paktën kështu u deklaruan, në mënyrë që të marrin pagë kalimtare nga kuvendi, ndonëse në punë s’iu duhet të dalin.
85 deputetë të legjislaturës së 10-të, aplikuan për ta marrë pagën kalimtare nga institucioni ligjvënës.
Nga grupi më i madh parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje prej 57 deputetësh, 46 nga ta deklaruan se s’kanë të ardhura tjera veç pagës së kuvendit.
Të papunë u deklaruan edhe 13 deputetë të PDK-së karshi 9 të tjerëve që refuzuan të marrin këtë pagë.
Pagën kalimtare do ta marrin edhe 8 deputet të LDK-së nga 15 sa ishin në legjislaturën e dhjetë, raporton Teve1.
Shumë deputetë s’i pati AAK-ja, po që të gjashtit do të marrin pagë nga kuvendi edhe një vit, nëse nuk zgjedhen deputet në legjislaturën e re.
Ndërkaq nga pakicat, janë 12 deputetë që kanë aplikuar për këtë pagë.
E gjatë kësaj kohe, deputetët duhet të heqin dorë nga çdo marrëdhënie pune tjerë që iu sjellë të ardhura.
“Kjo pagë kalimtare u takon atyre për 12 muaj rresht me një kusht të vetëm që deputeti të mos ketë ndonjë të hyrë tjetër nga ndonjë burim tjetër financiar, të mos nënshkruaj kontratë tjetër apo të mos filloj rrjedha e pensionit”, thotë Melos Kolshi hulumtues në Institutin e Kosovës për Drjetësi.
Por ani se ligjërisht e drejtë, marrja e kësaj page vlerësohet e panevojshme nga njohësit e punës së kuvendit, meqë as kjo legjislaturë thonë se nuk pati rezultate.
“Dilema është se a është e arsyeshme për shkak se deputetët nuk kanë kryer në maksimum as detyrat dhe përgjegjësitë e tyre e lere më të marrin edhe një pagë shtesë sepse është një rëndesë e madhe për buxhetin e republikës”, shprehet Kolshi.
Të paarsyeshme pagën kalimtare e cilësoi edhe kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu, e cila gjithashtu u shpreh e gatshme që në të ardhmen të ndryshohet kjo praktikë.
“Nuk ka sens që në qoftë se dikush është vetëm gjashtë muaj, as gjashtë muaj, as gjashtë muaj e tepër, po tetë a nëntë muaj të marrë pagë kalendarike dymbëdhjetëmuajshe siç parashihet sipas legjislacionit në fuqi, por unë jam shumë e gatshme që nga ana ime në qoftë se ka iniciativa që dëshirojnë t’i ndryshojnë këto rregullime ligjore që ne kemi gjet prej kohësh këtu, atëherë jemi shumë të hapur që t’i diskutojmë”, tha Haxhiu.
Deputetët marrin pagë mujore prej 1914 euro, që për një vit llogaritet rreth 23 mijë euro.
E totali për 85 deputetëve që kanë kërkuar këtë pagë, nëse e marrin për 12 muaj, buxhetit të shtetit do t’i kushtoj afro 2 milionë euro.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më