Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas dyshimeve fillestare të prokurorisë, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.



Të tjera
Aktuale
Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij
Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve,
Aktuale
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Linku i platformës elektronike për publikimin
Aktuale
Projeksioni i Bleron Baraliut: LVV 48.7%, PDK 20%, LDK 17.4%, AAK 6.2%
Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 48.7%