Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave që vazhdojnë të kërkojnë trajtim të shpejtë mjekësor në qendrat shëndetësore verore pranë plazheve të Durrësit dhe urgjencës spitalore.
Situata është serioze ndaj strukturat për kujdesin shëndetësor lëvizin gjatë orëve të pikut edhe në zonat më të frekuentuara të qytetit të Durrësit për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe turistëve, si dhe informuar ata mbi rreziqet dhe kujdesin që duhet treguar.
Në 4 qendrat shëndetësore verore të ngritura në bregdetin e Durrësit janë trajtuar gjatë këtij sezoni mbi 4 mijë raste. Problemeve të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe qëndrimi i gjatë nën diell, që mund të shkaktojë dhe kancer të lëkurës, u janë shtuar edhe pickimet, ku për herë të parë këtë sezon në Durrës shfaqen edhe peshqit helmues.
Pickimet janë më të shpeshta në plazhet që janë karakteristike për faunën e pasur siç është zona e Currilave, apo Gjiri i Lalëzit.
Mjekja e QSHV Currila kur thotë se pacientët në rast pickimesh duhet të drejtohen për trajtim të kualifikuar. Mjekët apelojnë sërish për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve në këtë stinë të nxehtë./Botapress.info/