• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Duhani, a pihet a tymoset: Kështu e kishte sqaruar Faik Konica

nga Bota Press
6 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Shqiptarët zakonisht thonë ‘pi duhan’ dhe jo ‘tymos’ ashtu siç i përshtatet më shumë. Por, kjo ka një shpejgim, dhe madje e kishte sqaruar edhe Faik Konica në vitin 1990 në revistën ‘Mélusine’, shkruan Gazeta Botapress.

Revista “Mélusine” ka botuar, më 1900, në faqen n° 83, shpjegimin e Faik Konicës se përse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tymos = Pi

Në shqip

Me rastin e hulumtimit tonë, Albania e Brukselit (e cila, thuhet se, herë pas here, boton dokumente folklorike) (1) shkruante në një botim të fundit :

“Kjo veçanti ekziston edhe në shqip. Ne themi: Piva ñe cingaré; A pi duhan ? Kjo do të thotë : J’ai bu une cigarette, Bois-tu le tabac ?”

Dhe redaktori i kësaj reviste, Z. Spiro Beg (pseudonimi i Faik Konicës), më shkruajti :

“Një nga bashkëpunëtorët tanë mendon se kjo shprehje vjen nga nargjileja e cila, sipas tij, i parapriu përdorimit të cigares. Dhe është diçka e natyrshme të krahasosh nargjilen me një pije.”

 


Ky asimilim ka mundur të konfirmojë dhe justifikojë në Lindje shprehjen “pi” në vend të “tymos”; por meqë në Perëndim nuk e njohim nargjilen, pra ky mund të jetë shpjegimi fillestar.

Natyrisht, ne i lexuam këto dokumente folklorike te Albania në gjuhën frënge. Tre çerekët e kësaj reviste shkruhen në shqip dhe një në frëngjisht; qëllimi i saj është të punojë për rilindjen politike, sociale dhe letrare të Shqipërisë.

— Numri i fundit i Albania-s i 30 Marsit 1900 përmban pikërisht një shënim bibliografik, në të cilin pretendojnë përdorimin e gjuhëve ndërkombëtare për atë që ka interes ndërkombëtar :

“ Z. X… boton sot një libër mbi paskajoren rumune duke e krahasuar me paskajoret e gjuhëve të tjera ballkanike, dhe në veçanti shqipen. Meqë ky studim ishte i shkruar në danisht, për fat të keq ne nuk qemë në gjendje ta shfrytëzonim atë.”

Zotërinjtë danezë, çekë, hungarezë dhe të tjerë mund të thonë çfarë të duan, por ne nuk do t’i mësojmë gjuhët e tyre që të lexojmë disa revista dhe libra. Kauza e tyre është simpatike për ne në nivelin politik dhe kombëtar, por simpatia nuk na jep aftësinë e gjuhëve. Dhe nëse, me qëllim, ata bojkotojnë gjuhët ndërkombëtare, ne do t’i injorojmë domosdoshmërisht shkrimet e tyre.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania./Botapress/

Tags: duhani tymoset

Të ngjashme

Lajme

Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kulturë

Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet
  • Neviana Shehi: E tashmja reale, si pengesë!
  • Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
  • Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
  • Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.