Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti politik ka “vija të kuqe” vetëm për Listën Serbe, duke e konsideruar atë të predispozuar për të minuar shtetin e Kosovës.
Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Dugolli ka thënë se Vetëvendosje nuk ka vendosur kufizime për partitë shqiptare.
“Ne kemi vija të kuqe për Listën Serbe derisa ajo vazhdon të jetë e dirigjuar dhe predispozuar gjithmonë që të minojë shtetin e Kosovës. Nuk kemi vënë vija të kuqe për asnjërën nga partitë shqiptare, ndonëse për një subjekt politik kemi thënë që nuk e konsiderojmë partner për bashkëpunim në legjislaturën që shkoj”, ka thënë ai.
I pyetur për qëndrimin e LVV-së ndaj PDK-së pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Dugolli është shprehur se është herët për të komentuar, duke theksuar se fushata zgjedhore nuk ka filluar ende.
Sipas tij, do të ishte e dëshirueshme që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, duke shmangur ndikimin e grupeve të fuqishme brenda strukturave që ndikojnë jashtëzakonisht në vendimmarrje, edhe pse nuk kanë pozicione kyçe.
“Do të dëshironim që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, pra jo njerëz të fuqishëm brenda partive, të cilët nuk e kanë pozicionin kyç por efekti i tyre është jashtëzakonisht i madh”, ka shtuar Dugolli.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Irani thotë se marrëveshja për t’i dhënë fund luftimeve do të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara
Aktuale
KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike
Lajme
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit, ekspertët kërkojnë mekanizëm kontrolli
Për dy muaj e gjysmë, organizata