• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dugolli i reagon ORCA-s që e akuzoi për plagjiaturë: Praktikantët nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime

nga Bota Press
23 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Profesori universitar, Bujar Dugolli i ka reaguar Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila përmes një konference për shtyp të mbajtur sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e ka akuzuar atë dhe Ardian Kastratin për plagjiaturë. Ai ka thënë se “studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime”.

Dugolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ORCA, e cila drejtohet nga Rron Gjinovci, e akuzon atë për një botim të para katër vitesh, të cilin e ka botuar në bashkëautorësi me profesorin Ardian Kastrati. Sipas tij, artikulli është bërë sipas të gjitha kërkesave dhe standardeve të parashikuara.

“Sot, përmes mediave jam njoftuar në lidhje me një aktivitet të organizatës ORCA, në të cilën është lajthitur edhe emri im. Bëhet fjalë për një artikull shkencor, i botuar para katër vitesh, në bashkautorësi me z. Ardian Kastrati, sipas të gjitha kërkesave dhe standardeve të parashikuara dhe të aplikuara nga redaksia e revistës, e cila është revistë kredibile dhe e indeksuar ndërkombëtarësh në platformën me kredibile shkencore, Scopus”, ka shkruar Dugolli.

Profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës i ka quajtur të pakuptimta pohimet e ORCA-s, të cilat thotë se janë përpjekje për njëllosjen e tij. Dugolli thotë se artikulli në fjalë është pjesë e CV-së së tij, por nuk e ka përcaktuar thirrjen e tij akademike.

“Ky artikull, krahas dhjetëra artikujve të tjerë, është pjesë e CV-së time, poashtu edhe shumë libra të tjera, nuk ka qenë dhe nuk është përcaktuese për thirrjen time aktuale akademike, por është produkt i punës së vazhdueshme, tash e njëzetenjë vite në Universitetin e Prishtinës.

Bashkautorësia e punës profesionale dhe shkencore është vlerë, pasi afron pikëpamje të ndryshme rreth ideve teorike që trajtohen, por ato nuk mund të mbesin peng i pozicionimeve të ndryshme që ndërkohë mund të marrin njerëzit, ne jetën akademike e politike. Sulmet kundër Ardian Kastratit, i kuptoj pse ndodhin, por përpjekja për të më sulmuar dhe për të njollosur emrin tim, janë të pakuptimta dhe të papranueshme, por do të punojmë për t’i sqaruar të gjitha”, ka shkruar Dugolli.

Reagimi i plotë i tij:

Reagim ndaj Organizatës ORCA

Sot, përmes mediave jam njoftuar në lidhje me një aktivitet të organizatës ORCA, në të cilën është lajthitur edhe emri im. Bëhet fjalë për një artikull shkencor, i botuar para katër vitesh, në bashkautorësi me z. Ardian Kastrati, sipas të gjitha kërkesave dhe standardeve të parashikuara dhe të aplikuara nga redaksia e revistës, e cila është revistë kredibile dhe e indeksuar ndërkombëtarësh në platformën me kredibile shkencore, Scopus.

Në kohën kur ky artikull ishte botuar, z. Kastrati ishte asistent në Fakultetin Filozofik dhe nuk ishte pjesë e politikës dhe as debateve politike që ndodhin sot, lidhur me raportet pozitë-opozitë. Ekzistojnë të gjitha korrespondencat me revistën që dëshmojnë se ne i kemi përfillë të gjitha kriteret profesionale dhe metodologjike dhe standardet e citimit, siç i aplikon revista në fjalë.

Artikulli i është nënshtruar rregullave të recensionit të fshehtë dhe është futur në sistemin e antiplagjiaturës, siç e aplikon revista në fjalë, prandaj miratimi i botimit është dhënë vetëm pasi janë plotësuar kriteret profesionale të kërkuara nga redaksia dhe recensentët ndërkombëtarë.

Punimi “Diplomacy through the ages of history: Theoretical analyses of the concept” trajton fenomene, koncepte dhe baza teorike të cilat gjerësisht praktikohen në punime shkencore dhe si të tilla ato lehtë gjinden edhe në punime të ngjashme që trajtojnë fenomenin e diplomacisë, gjatë historisë, prandaj studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA dhe jo vetëm, nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime, por duhet ta kuptojnë se termet dhe konceptet e tilla, që lidhen me diplomacinë, politikën e jashtme dhe përvojat diplomatike historike ndërkombëtare, do të jenë objekt i trajtimit të vazhdueshëm nga studiuesit e rinj, pa pasur mundësinë e kapërcimit të këtyre termave, koncepteve dhe bazave teorike.

Ky artikull, krahas dhjetëra artikujve të tjerë, është pjesë e CV-së time, poashtu edhe shumë libra të tjera, nuk ka qenë dhe nuk është përcaktuese për thirrjen time aktuale akademike, por është produkt i punës së vazhdueshme, tash e njëzetenjë vite në Universitetin e Prishtinës.

Bashkautorësia e punës profesionale dhe shkencore është vlerë, pasi afron pikëpamje të ndryshme rreth ideve teorike që trajtohen, por ato nuk mund të mbesin peng i pozicionimeve të ndryshme që ndërkohë mund të marrin njerëzit, ne jetën akademike e politike.

Sulmet kundër Ardian Kastratit, i kuptoj pse ndodhin, por përpjekja për të më sulmuar dhe për të njollosur emrin tim, janë të pakuptimta dhe të papranueshme, por do të punojmë për t’i sqaruar të gjitha.

B.D.

Tags: DugolliORCA

Të ngjashme

Lajme

Për herë të parë Bebe Rexha ka gati këngën ne gjuhën shqipe

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Lajme

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Lajme

Rron Gjinovci “shkrihet” me intervistën e Kurtit në CNN: Kryevepër

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Kosovë

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

nga Bota Press
30 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Për herë të parë Bebe Rexha ka gati këngën ne gjuhën shqipe
  • Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize
  • Rron Gjinovci “shkrihet” me intervistën e Kurtit në CNN: Kryevepër
  • Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë
  • Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA’së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.