Tyson Fury dhe Deontay Wilder ngjiten në ring për spektaklin e tretë mes tyre.
Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder. Nga 30 fitore sa Fury ka, 21 prej tyre janë me nokaut.
Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt. Boksieri britanik është ai që i ka prishur serinë e fitoreve atij amerikan.
Kur jemi tek kuotat e ndeshjes, Fury shihet dukshëm si më favorit ndaj Wilder, me ‘Gipsy King’ që kuotohet me vetëm 1.29, si fitues i këtij meçi.
Në anën tjetër, fitorja e Wilder kuotohet me 3.25, vlerë shumë më e lartë se ajo e Furyt, percjell Botapress.info