Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë të shtetit tashmë është obligim ligjor. Në këtë kuadër edhe këtë vit është bërë deklarimi i rregullt i pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan Botapress.
Një prej deputeteve e cila tashmë ka bërë emër dhe traditë disavjecare në Kuvendin e Kosovës është edhe Duda Balje. Ajo në formualin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundërkorrupsion të Kosovës të dorëzuar më 19.03.2021 ka deklaruar një pasuri bukur të bujshme dhe për lakmi.
Kështu Duda në pronësi me bashkëshortin e saj posedon këtë pasuri të patundshme dhe para të gatshme në xhirollogarinë e saj bankare:
Shtëpi 500 metra katrorë, e blerë më 2007 në vlerë prej 150 mijë euro (e bashkëshortit)
Bujtinë (Vikendicë) 60 metra katrorë, vlera 80 mijë euro e blere më 1998, (deklaruesi DB)
Lokal 250 metra katrorë, vlera 200 mijë euro, e bashkëshortit
Lokal 40 metra katrorë, 80 mijë euro, e bashkëshortit
Veturë Audi A4 viti 2019, vlera 25 mijë euro
Veturë Toyota, viti 2017, e bashkëshortit
Para të gatshme
Teb bank 5 mijë euro
Raiffaisen bank 1 mjë euro
Të hyra vjetore
Kuvendi i Kosovës 24.072.24 euro
Paga Brioni – Kucanë 18 mijë euro
Udhëtime jasht shtetit 78 euro
PER DUDEN KLIKO KETU Duda Balje.pdf