Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi të të krijuar nga AI ku është i veshur si Papë.
Fotografia është bërë virale.
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që po lëmë pas ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.
“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.
Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.
Kisha Katolike po kërkon një papë të ri pas vdekjes së Papa Françeskut këtë muaj.
Megjithatë, Trump përmendi kardinalin e Nju Jorkut, Timothy Dolan, duke thënë se është “shumë i mirë” dhe se “do të shohim çfarë ndodh”.
Dolan nuk është ndër emrat kryesorë që përmenden për këtë rol, dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë një papë nga Shtetet e Bashkuara.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat e LDK-së në Suharekë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Shëndetësi
Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Skuqja e syve është një problem
Showbiz
Ivana Knoll mbërrin në Dallas për të mbështetur Kroacinë: Pres që të arrijmë në finale
Ivana Knoll, e njohur si tifozja