Të shpeshta janë rastet kur drejtuesit e automjeteve i dëmtojnë ato përgjatë kalimit në rrugët e qyteteve të Kosovës.
Situatë e ngjashme shkaktohet edhe për faktin se shpesh herë drejtues të kamionëve, apo automjeteve të rënda nuk kanë kujdesin e duhur sa i përket kalimit nëpër këto rrugë.
Një situatë e ngjashme është shkaktuar edhe sot në Bregun e Diellit, ku një eskavator ka dëmtuar asfaltin si pasojë e pajisjeve të cilat kishte prapa.
Në një video të dërguar në redaksi të lajmi.net shihet qartësisht pasojat që ai la prapa në asfalt përgjatë kalimit në këtë anë.
Duhet përkujtuar që të njëjtat kompani që bëjnë kalime të tilla përgjatë rrugëve, prishjet e shpeshta që i bëjnë asfaltit i kanë të njëpasnjëshme./Botapress.info/